E diel, 22 Dhjetor, 2024

Aksidenti tragjik , në mesin e të lënduarve edhe një foshnjë 6-muajshe

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ndodhi sot rreth orës 10:40 në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë me dije për Gazetën Sinjali se viktima është një burrë 33-vjeçar dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli me ekipin mjekësor të Emergjencës në vendin e ngjarjes.Sipas tij, tre personat e lënduar janë duke marrë trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Ndërkohë Sinjali mëson se në mesin e personave të lënduar është edhe një foshnjë 6-muajshe.

“Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer