Një aksion ka ndodhur në Ministrinë e Brendshme.
Burime të “Betimit për Drejtësi” bëjnë të ditur se në këto momente po zhvillohet një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me Policinë, për arrestimin e disa personave të dyshuar në lidhje me dallaveret në procesin e lëshimit të lejeve për armë.
Deri më tani janë arrestuar katër persona, dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private.