Wednesday, March 19, 2025

Operacion në Skenderaj? Nga Gjykata Speciale deklarohen për portalin rajoni.org!

Rajoni pak me parë raportoi se dje më urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara, dje në orët e mbrëmjes ishte zhvilluar një aksion në qytetin e Skenderajt, raporton portali rajoni.org.

Kryerje e operacioneve për portalin rajoni e ka konfirmuar edhe zyra e informimit të dhomave të specializuara të Kosovës.

Duke mos dhënë detaje të hollesishme ata nëpërmjetë emailit i kanë thënë portalit rajoni së ZPS po kryen operacione në vazhdimesi.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet ndër të tjera në përgjigjjen e tyre të dhënë për rajonin.

Rajoni ka siguruar pamje gjatë largimit të veturave nga një fshat i Skenderajt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer