Ky aksion u nis lidhur me zhvillimin e hetimeve që janë duke u bërë për sulmin terrorist në Banjskë, të 24 shtatorit.
Por, atje Policia ka hasur në mjete shpërthyese në një bodrum në lokacionin “Tre Rrokaqiejt”.
Këtë e ka bërë të ditur, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se janë gjetur mjete të dyshimta shpërthyese pa dhënë më shumë detaje.
Deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshimtë, ndërkohë që Elshani ka thënë se gjatë ditës do të bëhen të ditura të gjeturat e këtij aksioni.