Friday, July 4, 2025

Aktakuzë për korrupsion ndaj ministrit Fikrim Damka dhe u.d. të sekretarit, ngarkohen se i shkaktuan mbi 1 milion euro dëm buxhetit të shtetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit në këtë ministri, Besim Kamberaj., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Fikrim Damka dhe Kamberaj akuzohen se gjatë periudhës 16 gusht 2021 deri më 24 mars 2022 kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.

Prokuroria bën të ditur se të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, Ligjin për Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve dhe jashtë kompetencave të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, duke financuar këto OJQ pa organizuar thirrje publike dhe duke tejkaluar limitet ligjore të financimit.

Në bazë të hetimeve, dyshohet se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, Fikrim Damka dhe Kamberaj të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me burgim efektiv dhe dënim me gjobë, duke theksuar se vetëm kështu mund të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer