Familjarët e miqtë, tashmë u konfirmua se nuk janë vetëm për dasma. Me dhjetëra familjarë, të afërm e miq të pushtetarëve, tashmë po rehatohen nëpër institucione. Madje, në pozita të rëndësishme.
Së fundmi, një ndikim i tillë duket se e ka bërë aktivisti i “GUXO” në Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Siç ka mësuar portali rajoni.org, Haki Huruglica është i afërt me Ministrin Peci. Huruglica ka dalur i pari në listë për t’u bërë Zyrtar i Lartë për Kordinimin e Politikave, në Departamentin e Integrimeve Evropiane dhe Kordinim të Politikave.
Ai ka marrë plot 82 pikë nga ky vlerësim.