E diel, 24 Nëntor, 2024

Aktorja e njohur shqiptare bëhet nënë pas humbjes së binjakëve

Aktorja e njohur, Delinda Disha, ka zbuluar sot përmes postimeve në rrjetet sociale se ka ardhur në jetë djali i saj i dytë.

Delinda ka postuar në profilin e saj në “Instagram” foton e parë me të birin, ku gjithashtu zbulon edhe emrin që i kanë vendosur.

“10.8.2023. Mirë se erdhe Kostandin”, ka shkruar aktorja e njohur bashkëngjitur me foton ku shfaqet duke puthur të voglin e saj për herë të parë.

Ndërkohë kujtojmë se në mars të vitit 2022, Disha ka humbur dy binjakët që priste t’i sillte në jetë.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruante në atë kohë Delinda në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer