E diel, 6 Tetor, 2024

Aktorja kosovare gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Bëhet fjalë për aktoren e humorit, Drita Duraku, siç raporton Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për këtë rast.

Ajo njihet më së shumti për rolin e “Nuses së Gostivarit” në njërin nga skeçet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer