E premte, 25 Tetor, 2024

Aktuale: Çfarë e lidh zëdhënësin e komunës së Drenasit me Tafil Smajlin, i cili u arrestua nën dyshimin për shantazh?

Janë zbardhur edhe më shumë ngjarjet që lidhen me shantazhet ndaj B.L, viktimë e një rrjeti të disa personave që udhëheqin portale dhe media, të cilët synuan zhvatje financiare deri në 10 mijë euro, duke kërcënuar me publikim të dokumenteve dhe fotografive që gjoja e lidhin viktimën me një rrjet kriminal, shkruan aktuale.

Policia e Kosovës arrestoi të enjten një person me inicialet T.S nga Skenderaj, në emër të cilit janë disa portale (i njohur për redaksinë e Aktuales), nën dyshimin për shantazh ndaj një qytetari, me qëllim të përfitimit material.

Por, pas gjithë kësaj, fshihet dikush tjetër.

Fjala është për njërin nga këshilltarët e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Avdyl Mziu është emri dhe personi që doli të ketë orkestruar këtë marifet. Ai po del të ketë ndonjë llogari të hapur me kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, që mund të përkthehet në inat personal. Këto dyshime vërtetohen edhe më shumë, nëse i hedh një sy komenteve të Mziut ndaj gjithçkaje që lidhet me pushtetin lokal në Skenderaj. Kanë përmbajtje urrejtjeje, fyese, ekstremiste dhe të ulëta.

Për më tepër, njëri nga komentet e tij, Mziu që është zëdhënës i Komunës së Drenasit, e që politikisht ka qenë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, i quan udhëheqësit e komunës së Skenderajt bashkëpunëtorë të UDBS-së.

Mbetet të shihet përfundimi i procesit të hetimeve që kanë filluar para një muaji, nëse pas T.S qëndron zëdhënësi i komunës së Drenasit, “pronar” i disa portaleve, të cilat i ka shfrytëzuar për të goditur politikisht pa ndonjë argument.

Ndërkohë në një reagim ditën e djeshme, kryetarit Nura, e ndërlidhi përpjekjen për shantazh me njerëz që kanë përgjegjësi publike./Aktuale

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer