E diel, 22 Dhjetor, 2024

Akuza për favorizim të biznesmenit Bedri Gllareva në tenderin 22 milionësh në ministrinë e Arben Vitisë

Ministria e Shëndetësisë që drejtohe Ministri Arben Vitia kishte bërë shpalljen publike për renovimin e Qendrës së Mjekësisë Emergjente në QKUK. Tenderi 22 milionësh, siç raporton Insajderi, po bëhet duke favorizuar kompaninën e biznesmenit, Bedri Gllareva. Favorizim, standarde të dyfishta e pranim i punonjësve jashtë kritereve, janë disa nga akuzat që janë bërë nga kompanitë tjera në këtë tender.

Në tenderin 22 milionësh për Renovimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare kishin aplikuar tetë kompani, disa prej të cilave janë ankuar për proceduart e prokurimit të ndjekura nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportimit, Ministria e drejtuar nga Arben Vitia po e favorizon firmën e biznesmenit Bedri Gllareva, “BM Group Sh.P.K”.

Kompania që po ankohet që e eliminoi Ministria e Vitisë, sipas tyre padrejtësisht, kjo ministri ka përdorur standarde të dyfishta e e ka favorizuar biznesmenin Gllareva.

“Theksojmë se autoriteti kontraktues (Ministria e Shëndetësisë) ka përdorur standarde të dyfishta gjatë vlerësimit të vlerësimit të tenderëve lidhur me trajtimin e Kërkesës 2 të përshkruar tek neni 8.1 & 8.2 të FTD-se, sa i përket pranimit si të vlefshëm të Garancionit të operatorit ekonomik të shpallur fitues “BM Group SHPK”, ndërsa atë të dorëzuar nga kompania jone, jo. Autoriteti kontraktues ka konstatuar se garancioni i ofruar nga “BM Group SHPK” i përmbush kushtin për të qenë i pakushtëzuar, edhe përkundër se gjuha e përdorur ne letër referencen e shkruar për operatorin e rekomnaduar per kontrate është në kuptimin e njëjtë, respektivisht kur Banka ka theksuar se, citojmë: ”… bazuar ne politikat e matjes dhe menaxhimit të riskut lidhur me mbështetjen financiare…”, Andaj ne kuptimin e shprehjes konsiderojmë se shprehja ka kuptimin e njëjtë sikurse edhe tek garancioni ynë bankar, kur thuhet se: ”pas analizës të bërë nga analistët tanë të kredive”’, thuhet në ankesën e “Ada Consulting Group” SHPK.

Tutje, kompania është ankuar edhe për emrat e punonjësve të cilët firma e Bedri Gllarevës i ka prezantuar si, por që sipas këtij dokumenti nuk i plotësojnë ato kërkesa.

“Lidhur me këtë kërkesë dhe dëshmitë e dorëzuara nga …BM Group SHPK… ky operator ka prezantuar një liste me gjithsej 59 punëtorë, prej te cilëve 12 nga ata, si: Bajram Kiqina, Tafil Kiqina, Sami Bilalli, Shenjestar Kastrati, Hasan Gashi, Shemsi Gllareva, Albert Hoti, Shpend Shala, Asdren Kelmendi, Islam Shala, Bleron Neziri, Florim Berisha, nuk kane fare kontrate ose marrëveshje punë për këtë projekt. Pra, BM Group SHPK nuk ka prezentuar kontrate të punese siç është kërkuar në kërkesë e lartë cekur, ndërsa për punëtorin Ejub Bërbatovci, kontratën qe e kanë prezantuar, e njëjta nuk është e nënshkruar”, thuhet në ankesë.

Në anë tjetër, Gazeta Insajderi e ka pyetur për krejt këto pretendim kompaninë “Bm Group” shpk, dhe të njëjtit nuk kanë komentuar gjatë, as edhe për faktin që akuzat në ankesën publike janë që është favorizuar nga ministria e Arben Vitisë, dhe se për më shumë ka prezantuar staf që nuk i plotëson kriteret.

“Duke qenë se shpallja ka qenë publike, ne si kompani serioze kemi aplikuar në këtë aktivitet të prokurimit/tender, ku nga ana e autoritetit kontraktues, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë jemi shpallur fitues. Pas publikimit të njoftimit palët e pakënaqura i kanë shfrytëzuar mundësitë e tyre ligjore sikurse parashihet me legjislacionin përkatës në fuqi, aktualisht jemi në pritje të vendimit nga ana e organeve përkatëse, gjegjësisht Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik” i ka thënë Gazetës Insajderi përmes e-mailit pronari i firmës, Bedri Gllareva.

“Sa i përket çështjeve të tjera përfshire pretendimet për raporte me të apostrofuarit, të njëjtat janë absolutisht të pa qëndrueshme”, është përgjigjur biznesmeni Gllareva.

Për më shumë, mund të lexoni lajmin KËTU.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer