Tuesday, November 11, 2025

Alarmante: Rrëshqet dheu në pusin e ambulancës në Baicë të Drenasit. Rrezikohen nxënësit [FOTO]

Në pusin e Ambulancës së Mjekësisë Familjarë në fshatin Baicë të Drenasit ka rrëshqitur dheu afër rrethit të tij. Meqenëse Shkolla Fillore gjendet fare pranë kësaj AMF – je, ku edhe nxënësit frekuentojnë çdo ditë në oborrin e saj, kjo e rrit rrezikun e ndonjë tragjedie sepse gropa e shkaktuar nga rrëshqitja e dheut është shumë e thellë dhe po zgjerohet dita – ditës, raporton Rajoni.org.

Lexo edhe: Krimet ekonomike intervistojnë Drejtorin e Urbanizimit në Drenas!

Po ashtu mbulesa e tij prej betoni që është shumë e rëndë nuk është e vendosur si duhet dhe kjo e dyfishon rrezikun për fëmijët.

Rajoni ka mësuar se zyrtarët e QKMF’së në Drenas janë të njoftuar rreth këtij fenomeni, por deri tani të njëjtit nuk kanë ndërmarrë veprime për sanimin e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer