Sunday, July 20, 2025

Alarmante: Shkarkimet e fabrikës në fshatin Llaushë po ndotin rëndë lumin në fshatin Razallë e Re [FOTO]

Lumi që kalon përmes fshatit, Razallë e Re, është duke u ndotur rëndë nga shkarkimet e ujërave të zeza që vijnë nga një fabrikë në fshatin fqinj, Llaushë. Prej muajsh, banorët e Rezallës kanë vërejtur se në lumin në fjale po derdhen mbetje të zeza dhe të ndotura, të cilat e kanë ndryshuar plotësisht gjendjen natyrore të ujit, shkruan rajoni.org.

Ndotja është bërë veçanërisht e padurueshme gjatë muajve të verës, kur temperaturat janë të larta dhe, sidomos në orët e mbrëmjes, nga lumi përhapet një erë e rëndë, e fortë dhe e ndotur që mbush ajrin përreth. Kjo erë është kthyer në shqetësim të përditshëm për banorët, të cilët nuk mund të qëndrojnë në oborre apo të hapin dritaret pa ndier aromën e ndotjes që vjen nga lumi.

Uji i lumit ka marrë një ngjyrë të errët dhe është bërë i papërdorshëm. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrollit dhe neglizhencës nga ana e fabrikës që, pa asnjë pastrim apo trajtim paraprak, po i derdh mbetjet e saj direkt në ujë.

Kjo ndotje nuk është vetëm një problem estetik apo për erën, ajo paraqet rrezik serioz për tokën, ujin dhe gjithë zonën përreth lumit.

Banorët e Razallës së Re, kërkojmë nga autoritetet përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë dhe të ndalojnë këtë ndotje të vazhdueshme. Është detyrë e institucioneve që të mbrojnë mjedisin dhe të sigurojnë se askush nuk ka të drejtë ta shkatërrojë natyrën në emër të përfitimit ekonomik.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer