E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Alarmi për bombë në Aeroport, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për alarmin në Aeroportin “Adem Jashari

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se pas kontrollit nuk është gjetur asgjë.

“Sot rreth orës 10:30, Policia e Kosovës ka marrë një informatë ndërlidhur me kërcënimet për shpërthim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Njësitet policore u janë përgjigjur menjëherë këtyre kërcënimeve duke dalë në vendngjarje, dhe duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë. Nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë ai.

Edhe nga Zyra për Media e Aeroportit, thanë se të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht””, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer