Thursday, February 19, 2026

Alarmon ish-këshilltari i Nagavcit: Veç në recepsion s’ka aktakuzë, sekretarja e MASHT-it në aktakuzë për korrupsion 4 milionë euro

Ish-këshilltari i Arbërie Nagavcit, Valdrin Dervishaj ka alarmuar me deklarimin e tij në lidhje me dyshimet për korrupsion në ministrinë që drejtoi deri tani Nagavci, që është ajo e Arsimit.

Dervishaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përmendur disa pretendime për keqpërdorime , për të cilat e njoftoi ministrin e ri, Hajrullah Çekun.

Sipas tij në këtë ministri vetëm në recepsion s’ka aktakuzë.

“Sot, kur shkoni në zyrë do te pret një sekretare në aktakuzë për korrupsion 4 milion euro. Ky është një nga shumë raste në proces. Pastaj të pret prokurim me aktakuzë për korrupsion.Të pret udheheqës i finanvave me aktakuzë për korrupsion. Të pret ekzekutim me aktakuzë. Pra, veç në recepcion s’ka aktakuzë, literalisht”, ka shkruar Dervishaj.

Postimi i plotë:

Mirëmengjes Ministër Hajrulla Çeku

Sot, kur shkoni në zyrë do te pret një sekretare në aktakuzë për korrupsion 4 milion euro. Ky është një nga shumë raste në proces.

Pastaj të pret prokurim me aktakuzë për korrupsion.

Të pret udheheqës i finanvave me aktakuzë për korrupsion

Të pret ekzekutim me aktakuzë.

Pra, veç në recepcion s’ka aktakuzë, literalisht.

I dashtun ministër, duke të njohur për guxim dhe parime, e kam një lutje për ty. Nise punën mbarë.

Mbarësi s’ka me njerëz me aktakuzë për korrupsion që ia kanë transferu biznesit 400,000€ në llogari për qef dhe kanë ble shportë rreth 200€ (lexo shportë, jo kontejner).

Tash 13 sugjerime nga përvoja e hidhur aty:

Zgjidh një sekretar/e me integritet;

Urgjent ligji për tekste, ky proces duhet të shtetëzohet;

Një audit rrenjësor prej rregullores së brendshme deri te ndërtimi i çerdheve. Ka shumë dyshime për keqpërdorim në këtë proces;

Vazhdim i procesit për licencim/testim për mësimdhënës pa vonesë;

Zbatim strikt i formulës së financimit për Universitetet publike dhe stute të reja sipas modelit të UP-së brenda 6 muajsh;

Dixhitalizim masiv i proceseve me AShI;

Rishikim i kurrikulës paraprirë me një hulumtim ndërkombëtar;

Vazhdim i mbështetjes për mesim dual (20-30% të buxhetit shtetëror, zgjedhja e drejtorit të autoriteti kombetar i kualifikimeve;

Hiqe maturën dhe testin e arritshmërisë. Dy procese të kota me kosto të lartë;

Masivisht kthim i truritë në UP, një skemë e propozuar nga KM;

Formo një ekip të jashtëm (mundësisht ndërkombëtar të udhëhequr nga një ekspert i kalibrit të Visarit) për të rishiku të gjitha investimet kapitale;

Një sistem nacional i centralizuar për LMS dhe SMP që përfshinë nga çerdhja në universitet;

Për me i bë të gjitha këto, të duhet një ekip i shkelqyer. Prandaj, fillo nga e para.

Këto do të nxjerrin një nga ministrat më të suksesshëm. A e dini pse? Sepse këto asnjë nga ministrat nuk pati guxim ta bëjë.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer