Nora Istrefi, një nga emrat më të njohur në industrinë muzikore shqiptare, është duke ndërmarrë një hap të ri emocionues me bashkëpunimin e saj të ardhshëm me këngëtaren e talentuar nga Shkodra, Eli Malaj.
Bashkëpunimi i shumëpritur u zbulua përmes një videoje të ndarë së fundmi nga të dyja artistet në Instagram, duke treguar prapaskenat e xhirimeve të klipit për këngën e re që titullohet “Gati”.
Eli Malaj, e njohur për zërin e saj të ëmbël dhe interpretimet prekëse, ka krijuar një bujë të madhe këtë vit, sidomos pas lansimit të baladës “Jeta prap vazhdoi”, e cila u prit me kritika pozitive dhe u bë një nga këngët më të dashura për publikun.