Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Rraci, ka zhvilluar një tubim të rëndësishëm në Istog, qytetin që mban një rëndësi të veçantë historike si vendlindja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, shkruqn rajoni.org.
Në një postim në rrjetet sociale, Rraci theksoi rëndësinë e Istogut si një simbol i trashëgimisë politike dhe vizionit të Rugovës për një Kosovë të pavarur dhe demokratike.
“Istogu i Ibrahim Rugovës, Shaban Manajt, Fadil Feratit e Haki Rugovës – gjithmonë bastion i pathyeshëm i LDK-së!
Istogu ishte, është dhe do të mbetet zemra e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Rraci në facebook.