Wednesday, April 8, 2026

Albert Shabani akuzon Bajqinovcin për shtëpi luksoze në Mal të Zi: “Tregoju votuesve si e ndërtove, përndryshe vij e bëj video”

Ish-aktivisti i VV-së, Albert Shabani, ka reaguar me akuza ndaj deputetit të kësaj partie, Mefail Bajqinovci, duke vënë në pikëpyetje ndërtimin e një shtëpie luksoze në Mal të Zi.

Shabani i kërkon deputetit t’u tregojë votuesve se si ka arritur ta ndërtojë pronën, teksa paralajmëron se, nëse është e nevojshme, do ta vizitojë vetë dhe do të publikojë video nga vendi. Ai shton se e di mirë se kush i ka vendosur dyert dhe dritaret e shtëpisë, duke theksuar se edhe vetë ka qenë i pranishëm si punëtor gjatë punimeve.

“Shihemi këto ditë”, ka përfunduar ai reagimin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer