Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në reagimin e tij, Kurti ka theksuar se proceset zgjedhore brenda partive politike, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i spektrit të gjerë politik, janë parime thelbësore për funksionimin dhe avancimin e shtetit.
Ai ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe me përgjegjësitë që kërkon shërbimi ndaj Republikës së Kosovës.