Saturday, August 9, 2025

Albin Kurti zyrtarizon Hysni Mehanin si kandidat për kryetar të Skenderajt

Lëvizja Vetvëndosje ka zyrtarizuar Hysni Mehanin si oandidat për kryetar të Skenderajt, shkruan rajoni.org.

“Hysni Mehani është kandidati ynë për kryetar të Skenderajt – një njeri i palodhur, i afërt me qytetarët, që njeh çdo problem dhe ka planin për ta zgjidhur”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga VV.

Komunikata e plotë:

Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri. Një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka. Një komunë që punon me ndershmëri, planifikon me vizion dhe i shërben me përkushtim çdo familjeje – në çdo lagje e çdo fshat.

Hysni Mehani është kandidati ynë për kryetar të Skenderajt – një njeri i palodhur, i afërt me qytetarët, që njeh çdo problem dhe ka planin për ta zgjidhur.

Në takimin e sotëm me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbështetja e plotë dhe e vendosur për Hysni Mehanin.

Me Hysniun kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, Skenderaj do të ketë një administratë transparente, investime të reja në bujqësi, arsim dhe infrastrukturë, si dhe bashkëpunim të fortë me qeverinë qendrore për projekte madhore zhvillimi.

Le ta bëjmë së bashku ndryshimin që Skenderaj e meriton!

Për fitoren. Për të ardhmen. Për Skenderajn.

Më 12 tetor – fitojmë!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer