Friday, October 17, 2025

Ali Ahmeti: Ka ca në mesin tonë që ndjellin ndasi te shqiptarët, pavetëdijshëm po i shërbejnë Beogradit e Moskës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbajtur një fjalim në protestën në Tiranë që po mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përveç fjalëve për ta, Ahmeti tha se do që të ndajë edhe një shqetësim për “ca” që po ndjellin ndasi e po shpërndajnë propagandën dashakeqe duke i shërbyer Beogradit e Moskës.

“Dua ta adresoj edhe një shqetësim, ka akoma në mesin tonë ca që pa vetëdijshëm i shërbejnë agjendave ruso-serbe në marrëdhëniet ndërshqiptare dhe ndjellin ndasi duke shpërndarë propagandën dashakeqe pa qenë fare të vetëdijshëm që po i shërbejnë Beogradit dhe Moskës. Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, partiake dhe zgjedhore. Liria e Kosovës nuk është fushë pjellore për ndasi ndërshqiptare. Ne duhet të bashkohemi, të bëhemi bashkë siç u bashkuam për Kosovën Republikë, për Shqipërinë demokratike në NATO dhe në BE, për shqiptarët e barabartë në një Maqedoni euroatlantike, për të drejtat e shqiptarëve në Luginë e Mal të Zi, ashtu duhet të bashkohemi edhe për lirinë e çlirimtarëve dhe dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Në protestën në Tiranë po marrin pjesë mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, ndërsa fjalime mbajtën edhe disa figura nga politika.

Për këtë tubim masiv reagoi edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili për pamjet nga sheshi “Skënderbej” tha se iu bë “zemra mal”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer