Monday, April 7, 2025

“Alla shqiptarski”, Udhëtari i Linjës Prishtinë–Këln i vendos këmbët si “kauboj” në aeroplan

Në linjën ajrore Prishtinë–Këln, një bashkëatdhetar tregoi një shembull jo edhe aq për t’u marrë shembull. Zotëria në fjalë, jo vetëm që ishte zbathur si në dhomën e ditës, por kishte vendosur edhe këpucët aq larg e me aq krenari, sa që ngjante me ndonjë kauboj nga filmat western – vetëm revolverët i mungonin!

Ky “stil” i tij krijoi pakënaqësi te udhëtarët e tjerë, që me gjasë prisnin një fluturim të qetë e pa aroma të çuditshme. Por ajo që i habiti të gjithë ishte reagimi (ose më mirë mungesa e reagimit) nga stjuardesat, të cilat e kaluan këtë skenë si të ishte pjesë e skenarit të zakonshëm të fluturimit.

Në fund të ditës, kujt i duhen filmat, kur ka udhëtime ajrore nga Prishtina?

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer