Mbrëmjen e së dielës, PSG triumfoi qartë në ndeshjen e madhe ndaj rivalëve të tyre të Marseille, me një rezultat të pastër 4-0. Kjo festë e madhë në tribunat e stadiumit rrezikoi të kthehej në një ferr të vërtetë.
Rreth orës 20:00 të asaj dite, një person i telefonoi policisë së Parisit duke kërcënuar se do të vendoste një bombë në stadiumin “Parc des Princes”. Gjatë ndeshjes, në lagjen 15 të Parisit, pranë stacionit të metrosë Balard, u identifikua dhe u arrestua personi që kishte bërë telefonatën, ku gjithashtu dyshohet se sulmoi pa arsye një person në një local në Rue Molitor.
Pasi është marrë në pyetje, ai do të transportohet në spitalin psikiatrik dhe më pas do të hetohet nëse ka pasur me të vërtetë synimin për të hedhur në erë stadiumin francez.