Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Kroaci në një vizitë zyrtare, ku është takuar me presidentin kroat, Zoran Milanoviq.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, zonja Osmani do të takohet edhe me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Kroaci.
Në një postim në “story” në Instagram, Osmani ka postuar edhe disa fotografi, në mesin e të cilave shihet edhe ambasadori kontravers i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.
Ndryshe, pushteti e kishte mbështetur Berishajn, ndërsa i njëjti ishte ftuar edhe në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e energjisë.