Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka treguar se të mërkurën ka vizituar Skenderajn.
Në një postim në Facebook, ambasadori britanik ka treguar se e ka takuar kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën dhe se ka vizituar Prekazin.
“Skenderaj zë vend të rëndësishëm në memorien kolektive të Kosovës. Ishte mirë që u takova me kryetarin Fadil Nura dje, vizitova memorialin e masakrës së tmerrshme të vitit 1998 në Prekaz, fola me organizatën e grave Drugeza, lash lule në memorialin dedikuar Leotrimit të vogël dhe ditën e mbylla duke pirë me kryetarin dhe zëvendëskryetarin”, ka shkruar Hargreaves.