E martë, 19 Nëntor, 2024

Ambasadori gjerman thirrje opozitës: Mos i bllokoni marrëveshjet ndërkombëtare, i sjellin milion euro përfitime

Ai ka thënë se këto marrëveshje mund t’i sjellin Kosovës miliona euro përfitime.

Në këtë formë, ai i ka bërë thirrje opozitës në Kuvend që të mos i bllokojë të njëjtat.

“Të shqetësuar nga mosmiratimi i vazhdueshëm i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Janë në rrezik projekte të mëdha Kosovë – Gjermani, energjetike dhe bujqësore. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, tha ai.

Në një shkrim të dytë në X, ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka sjellje më konstrukive si opozitë karshi këtyre marrëveshjeve.

“Për të qenë më i saktë se sa më lejoi X me kufirin e karakterit: LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës që përmenda”, tha ai. /Lajmi.net/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer