E premte, 31 Janar, 2025

Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasjen në “Bon Vivant”, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Andi Pajazitit për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse u dënua me dy vite burgim për armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi ndaj Pajazitit u shpall të premten nga gjykatësi Eroll Gashi. Pajaziti ngarkohej për vrasjen e K.R., më 4 gusht 2023, në lokalin “Bon Vivant”, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjykatësi Gashi tha se i akuzuari Pajaziti lirohet nga pika e parë e dispozitivit të aktakuzës për “Vrajse të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”, pasi ka rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale, përkatësisht veprimet e Pajzitit janë në kuadër të mbrojtjes së nevojshme.

Kurse, u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje dhe u dënua me dy vjet burgim. Të njëjtit i ndërpritet masa e paraburgimit.

Dënimi me burgim, të njëjtit do t’i ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Në dënimin e shqiptuar me burgim, të njëjtit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer