Ngatërresat e fëmijëve mes vete, në shumë raste shkaktojnë edhe telashe te të rriturit. Këta të fundit nuk hezitojnë të përfshihen në mosmarrëveshje me familjarët, duke eskaluar madje në ofendime, kërcënime e dhunë fizike, raporton Gazeta Sinjali.
Grushti ka kërcitur edhe në një familje në fshatin Hallaq i Vogël në Lipjan, ku tre anëtarë të familjes Bislimi janë përfshirë në një përleshje fizike.
Sinjali mëson se dhuna shpërtheu pasi fëmijët e tyre ishin kapur mes vete. Dy burra dhe një grua kanë rënë në prangat e Policisë dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje, ndërsa 27-vjeçarja do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.