Mentor Isufi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër, ka ofruar mbështetje për Ramiz Lladrovcin, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit me iniciativën “Për Drenasin Kampion”.
Isufi ka thënë se mbështetja e Lladrovcit nënkupton besim në vazhdimësinë e zhvillimit dhe përkushtimit ndaj qytetarëve për katër vitet e ardhshme.
“Unë anëtar i kryesis së PDK-së së degës së PDK-së në Zvicër, duke mbështetur kandidaturën e Ramiz Lladrovcit, besojmë në vazhdimësinë e zhvillimit, përkushtimin ndaj qytetarëve dhe një të ardhme edhe më të suksesshme për komunën tonë për katër vitet e ardhshme. Vazhdojme +4”, ka shkruar ai.
