E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Anëtari i LDK’së thotë se gurthemeli i çerdhës që e përuroi Nagavci është vendosur me montazh

Sekretari i LDK’së – dega në Podujevë, Besim Latifi pretendon se gurëthemeli i vendosur për çerdhe në fshatin Batllavë, është vendosur me montazh, derisa shtoi se është hequr pasi u bë lajmi për fillimin e punimeve.

Ai ka publikuar një video në Facebook nga vendi ku thuhet se u vu gurthemeli nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, por, tani nuk shihet.

Siç e shihni në këtë parcelë sot, nuk zhvillohet asnjë lloj punimi dhe nuk ka asnjë kompani që po punon këtu“, ka shkruar ndër të tjera Latifi.

Postimi i plotë i Besim Latifit:

Të nderuar qytetar,

Para pak ditësh, kryetari, bashkë me ministren e Arsimit, përuruan gurthemelin e çerdhes në Batllavë. Megjithatë, siç tregohet në video, gurthemeli duket se është vendosur me montazh i cili ishte hjekur pasi u bë lajmi dhe propaganda për fillimin e punimeve.

Siç e shihni në këtë parcelë sot, nuk zhvillohet asnjë lloj punimi dhe nuk ka asnjë kompani që po punon këtu.

Skandalet dhe mashtrimet në qeverisjen e Bulliqit në Podujevë nuk kanë të ndalur..!

P.s; Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë Ekrem Hyseni, në konferencë për media e kishte cekur këtë mashtrim të Bulliqit!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer