Saturday, August 23, 2025

Anëtari i PDK-së në KQZ: Dejona Mihali po shpif, nuk kemi pranuar asnjë dokument në lidhje me Listën Serbe

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, iu ka reaguar eksponentëve të VV-së, të cilët kanë thënë se KQZ-ja ka pranuar dokumente për Listën Serbe nga institucionet tjera.

Ai e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se KQZ-ja nuk ka pranuar asnjë dokument në lidhje me Listën Serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se MPJD dhe MPB nuk kishin asnjë vërejtje kur Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kishte kërkuar përgjigje.

“Dejona Mihali po shpif! Ne nuk kemi pranuar asnjë dokument në lidhje me “Listen serbe”. Madje edhe MPJD dhe MPB nuk kishin asnjë vërejtje, kur Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kishte kërkuar përgjigje. Mbi këtë bazë ata rekomanduan regjistrimin. Dërgimi i “kinse dokumenteve” në momentet e fundit (kur po mbahej mbledhja, pa ditur dhe pa parë asnjë akt, apo dokument nga asnjë anëtarë) kur kanë pasur në dispozicion plot 5 vjet, është asgjë më shumë se një farsë dhe populizëm i lodhtë”, ka shkruar Gashi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer