Wednesday, August 27, 2025

Anisë u zgjodh me vota të PDK’së, Sami Lushtaku i reagon Dimal Bashës: Këta që mendojnë serbisht dhe i shërbejnë Beogradit

Një pamflet skandaloz të vitit 2012, me titullin “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transkombëtar, Islami Fundamental dhe Aleancat e Padrejta”, autor i së cilit është Dimal Basha, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, me një studiuese maqedonase Jana Arsovka, hedh akuza të rënda në drejtim të imazhit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pamfletin në fjalë, të botuar në revistën ‘Open Edition‘ me qëllim të ngritjes akademike në SHBA, pretendohet se fondet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës vinin nga trafikantë droge.

“Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në. Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së”, thuhet ndër të tjera në pamflet.

Lidhur me shkrimin e kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës kundër UÇK-së, ka reaguar ashpër ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku.

Lushtaku në një prononcim për “Front Online” ka hedhur akuza kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ata që mendojnë serbisht dhe i shërbejnë Beogradit.

Ai thotë se gjuha e LVV-së çdo herë ka qenë e njëjta.

“Gjuha e Lëvizjes Vetëvendosje gjithmonë ka qenë e njëjtë, nuk është e re. Këta që mendojnë serbisht dhe i shërbejnë Beogradit, të njëjtën gjuhë e kanë pa përjashtime”, u shpreh Lushtaku për “Front Online”.

I pyetur se si e ka parë zgjedhjen për kryetar të Kuvendit të Kosovës të Dimal Bashës, Lushtaku nuk dha koment.

“E kemi parë që u zgjedh kryetar, por veç për këtë punë nuk kam koment”, përfundoi Lushtaku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer