Një qytetar nga Mitrovica ka denoncuar një rast të mashtrimit të çmimeve në qendrën tregtare Emona Center, e cila gjendet në zemër të qytetit. Sipas ankuesit, produkti që ai kishte zgjedhur nga rafti ishte shënuar me çmimin 2.59 euro, por në arkë iu kërkua të paguante 3.15 euro.
“Pas një minute, sigurimi ndërroi çmimin në raft, por unë paraprakisht e fotografova,” tregon qytetari i revoltuar.
Ky veprim ngjall dyshime për manipulim të qëllimshëm me çmimet, dhe ngre pyetje të rëndësishme për transparencën dhe ndershmërinë e tregtisë në këtë qendër tregtare.