Friday, March 27, 2026

Ankohen prindërit: Profesoresha Albina Rama na i la fëmijët pa mësim për t’u bërë drejtoreshë në komunë – vendin po ia ruajnë

Nxënësit në Shkollën e Mesme të Lartë “Xheladin Deda” kanë mbetur pa lëndën e Fizioterapisë prej muajsh, pasi profesoresha e kësaj lënde ka zgjedhur të marrë një post drejtues, ndërsa vendi i saj i punës vazhdon të ruhet pa u siguruar zëvendësim.

Drejtoresha e Shëndetësisë, njëherësh ish-mësimdhënëse në këtë shkollë, Albina Kastrati Rama, ka lënë klasën për angazhim politik. Që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2025/2026, ajo hyri në garë për Asamblenë Komunale dhe më pas mori postin e drejtoreshës komunale.

Pasoja është e drejtpërdrejtë: nxënësit e klasave të 12-ta tash e më shumë se gjashtë muaj nuk kanë zhvilluar mësim të rregullt në Fizioterapi, pasi Drejtoria përkatëse nuk ka siguruar asnjë zëvendësim.

Në një periudhë kur maturantët përballen me provime vendimtare dhe përgatitje profesionale, mungesa e mësimit në një lëndë kyçe është goditje direkte për ta.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer