E enjte, 24 Tetor, 2024

AP ia djeg pompozitetin Gërvallës për hapjen e “një zyre të re” – bëhet fjalë për Vatikanin

Vëtëm disa ditë pas njoftimit pompoz të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, mbi hapjen e “një zyre të re” në një vend të rëndësishëm para përmbylljes së vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024, burime të Albanian Post brenda MPJD-së bëjnë të ditur se bëhet fjalë për hapjen e një zyre ndërlidhëse në Selinë e Shenjtë.

Kosova shumë shpejt do ta hapë një zyrë në Vatikan, rreth pesëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë. Burime të Albanian Post brenda MPJD-së bëjnë të ditur se udhëheqës i zyrës ndërlidhëse pritet të emërohet ish-këshilltari në Presidencën e Kosovës, Vehbi Miftari, i cili aktualisht shërben si përfaqësues për kontekte në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Itali.

Vatikani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndonëse shteti kosovar ka përfaqësuesin e vet dhe kërkesa për njohje ekziston prej kohësh atje. Megjithatë, në Selinë e Shenjtë nuk kanë munguar as takimet e herëpasherëshme të Papa Françeskut apo të Sekretarëve të Shtetit me zyrtarë të lartë kosovar, përfshirë kryeminstra e presidentë të Kosovës.

Hapja e zyrës në Selinë e Shenjtë do të ishte një ndër të arriturat më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare vitet e fundit dhe sigurisht, një ndër punët më të vyera të shefes së diplomacisë kosovare. Në rast se realizohet premtimi i kryediplomates kosovare, atëherë ky veprim do të përbënte njëkohësisht aktivitetin e vetëm kontret të ministres Gërvalla për afër 3 vjet qeverisje.

Lajmi për hapjen e zyrës ndërlidhëse në Vatikan vjen në një kohë kur Kosova është duke hasur në vështirësi të jashtëzakonshme sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Pesë shtete brenda Bashkimit Evropian (BE) – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro – refuzojnë pavarësinë e Kosovës, përkundër njohjes nga mbi 115 shtete botërore./AP

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer