Pas më shumë se 40 viteve të shërbimit si mjeke dhe specialiste e Mjekësisë Emergjente, duke shpëtuar jetë çdo ditë, Dr. Nerxhivane Halimi sot gjendet në një betejë të rëndë për jetën e saj. Ajo është diagnostikuar me aneurizma të shumëfishta në aortë, një gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme që kërkon ndërhyrje kirurgjikale urgjente dhe të ndërlikuar, shkruan rajoni.org.
Fatkeqësisht, kjo ndërhyrje nuk mund të kryhet në Kosovë. Pas kërkimeve të shumta, është identifikuar një spital në Ghent, Belgjikë, si më i përshtatshmi për trajtim. Megjithatë, kostoja minimale për operacionin dhe qëndrimin në spital kap shumën mbi 66,000 euro, shumë të papërballueshme për familjen e saj.
Familjarët dhe të afërmit bëjnë thirrje për solidaritet dhe mbështetje nga qytetarët, kolegët, miqtë dhe çdo njeri me zemër të mirë, për t’i dhënë një mundësi për jetë Dr. Nerxhivanes, ashtu siç ajo ka bërë për mijëra të tjerë gjatë karrierës së saj mjekësore.
Të dhënat për ndihmë financiare (brenda Kosovës):
Banka: TEB Sh.A. Prishtinë, Kosovë
Emri: Nerxhivane Halimi
Numri i llogarisë: 20-14-0000428254-87
IBAN: XK05 2014 0000 4282 5487
SWIFT: TEBKXKPRXXX
Çdo ndihmë, sado e vogël, ka rëndësi jetike.
Ju lutemi, ndihmoni dhe shpërndajeni këtë apel!