Tre oferta ishin në tenderin e Agjencisë qendrore të prokoruimit në tenderin “furnizim me material të ndryshem zyrtar – niveli qendror”, shkruan portali rajoni.org.
Tenderin në fjale e fitoi kompania “ndërmarrja tregtare grafike blendi o.p” me një ofertë prej 877 mije e 115 euro e 35 cent, dhe që në fakt ka qenë oferta e tretë për nga çmimi.
Përpara saj janë të renditura oferta e bashkimit të operatorëve kryesuar nga “G.I Grafo Loni” sh.p.k. me vlerë 644 mije e 675 euro dhe ajo dhënë nga kompania “Letra Com” sh.p.k. me vlerë 694 mije e 947 euro e 90 cent.
Pra edhe pse diferenca në çmim është plot mbi 232 mijë euro, AQP ka renditur një sërë kriteresh që nuk janë përmbushur për të justifikuar skualifikimin e ofertave me të lira.
Si duket, kriteri i përzgjedhjes së ofertës më të mirë ekonomike nuk është marre fare në konsideratë nga AQP, edhe pse ai është kriteri kryesor i përzgjedhjes së fituesve në garat e prokurimeve publike./Rajoni.org/