Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, ka reaguar pas djegies së një bageri të kompanisë, e cila u angazhua nga komuna për rrënimin e objekteve pa leje.
Tahiri njofton se ka biseduar me pronarin e kompanisë së dëmtuar, ndërsa e ka dënuar aktin e djegies.
Postimi i plotë i Tahirit:
Si kryetar i Degës së PDK-së në Mitrovicë, sot zhvillova një bisedë telefonike me pronarin e kompanisë “Euro Ndertimi” të cilit i është djegur mjeti i punës pas kryerjes së detyrës së tij.
Ky akt kriminal është i papranueshëm dhe përbën një tentativë të qartë për frikësimin e qytetarëve tanë.
Si Degë e PDK-së në Mitrovicë, e dënojmë fuqishëm këtë akt dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm, hetim të plotë, si dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.