Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka vizituar gratë mitrovicase që kanë organizuar panairin tradicional në shesh.
Tahiri tha se panairi i tillë është një urë që lidh të kaluarën me të tashmen, duke ruajtur dhe forcuar identitetin tonë kulturor.
Postimi i plotë:
E mrekullueshme të shohim se si tradita merr formë moderne në duart e grave të Mitrovicës. Ky panair është një urë që lidh të kaluarën me të tashmen, duke ruajtur dhe forcuar identitetin tonë kulturor.
Mbështetja për gratë e Mitrovicës do të jetë gjithnjë më e madhe. ✅