Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri i shoqëruar nga anëtarët e LDK-së, sot u mirëprit ngrohtësisht në Bair.
Tahiri tha se në Bair ndihesh gjithmonë si në shtëpi.
Postimi i plotë:
Në Bair ndihesh gjithmonë si në shtëpi.
Faleminderit Familjes Shabani për mikpritjen dhe bisedën e sinqertë për lagjen dhe qytetin tonë. Ne e kemi dëshmuar se kur ka respekt e bashkëpunim, dallimet i shndërrojmë në forcë për Mitrovicën që e duam. 🙏