Saturday, November 8, 2025

Arian Tahiri pas tubimit përmbyllës: E ardhmja e Mitrovicës fillon të dielën, nga secili prej nesh

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës, ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe energjinë e treguar gjatë javëve të fundit.

Në një mesazh drejtuar mitrovicasve, Tahiri e quajti fushatën “të jashtëzakonshme dhe përbashkuese”, duke theksuar se dita e diel do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për qytetin.

“Nesër është dita kur Mitrovica e nis kapitullin e ri. Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja,” – tha Tahiri.

Ai u zotua se do ta nderojë besimin e qytetarëve dhe do të jetësojë çdo premtim të dhënë gjatë fushatës:

“Unë, me gjithë forcën time, do ta nderoj besimin tuaj dhe do ta jetësoj çdo premtim që ua kam dhënë. E përsëris, çdo premtim që ua kam dhënë në çdo lagje e çdo fshat, për ju dhe për qytetin tonë.”

Në përmbyllje, Tahiri u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime me shpresë, guxim dhe besim në Zot, duke përmbyllur mesazhin me fjalët:

“Për çdo qytetar të Mitrovicës, e ardhmja fillon të dielën, këtu me ne! Votoni për numrin 191. Mitrovicë 💚.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer