Wednesday, October 8, 2025

Arian Tahiri premton se do ta rindërtojë urën e Vaganicës

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Vaganicë, ku ka premtuar përmirësime të dukshme në infrastrukturën e kësaj zone.

Tahiri u zotua se gjatë mandatit të tij do të rregullohet hyrja e lagjes, do të rindërtohet ura dhe do të ndërtohen trotuare në rrugën kryesore, duke e shndërruar Vaganicën në një hapësirë më të sigurt dhe më të përshtatshme për jetesë.

“Fjalët e banorëve ishin plot shpresë. Ne do ta transformojmë lagjen në një vend më të sigurt për banorët e saj”, tha Tahiri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer