Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka prezantuar projektin e tij për rregullimin dhe transformimin e lumit “Trepça”.
Ky projekt parasheh rehabilitimin e shtratit dhe brigjeve të lumit, duke e kthyer hapësirën deri te “Tuneli i Parë” në një zonë atraktive për qytetarët. Sipas Tahirit, përgjatë lumit do të krijohen shtigje për ecje dhe çiklizëm, hapësira rekreative si dhe masa të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit.
“Lumi ‘Trepça’ nuk do të jetë më i njëjti. Ai do të marrë pamje krejtësisht të re, në shërbim të qytetarëve dhe natyrës,” ka deklaruar Tahiri.