Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka prezantuar projektin që parasheh ndërtimin e 2500 vendparkimeve të reja në tri lokacione qendrore të qytetit.
Tahiri tha se ky projekt është një zgjidhje konkrete dhe afatgjatë për mungesën e hapësirave të parkimit, duke ofruar hapësira të sigurta, të organizuara dhe funksionale për qytetarët.
Sipas tij, sistemi i ri i parkimit do të menaxhohet nga Komuna e Mitrovicës, me transparencë, mirëmbajtje të rregullt dhe shërbim cilësor.
“Votoni për një Mitrovicë të rregullt, të sigurt dhe moderne,” ka përfunduar Tahiri, duke theksuar se ky është një prej projekteve kryesore të programit të tij.




