Nënkryetari dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, gjatë ditës së sotme u ndal në rrugën e Zhabarit ku vizitoi biznesin lokal “Autoservisi Jetoni”.
Tahiri u takua me vëllezërit Jeton dhe Egzon, me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim miqësor.
Ai i falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe u uroi suksese në punën e tyre të përditshme.