Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot kompaninë “Ari Bau”, të cilën e cilësoi si një shembull të punës dhe korrektësisë.
Gjatë vizitës, Tahiri u takua me pronarin e kompanisë, Sabedin Feratin, duke shprehur vlerësimin e tij për arritjet dhe zhvillimin e biznesit.
“Është kënaqësi të shoh biznese që themelohen, rriten dhe funksionojnë për mrekulli në qytetin tonë,” tha Tahiri.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës.