Saturday, November 1, 2025

Arian Tahiri viziton vendpunishten e dëmtuar të urës së re: Mitrovica ka nevojë për besim dhe bashkëpunim

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, tani kandidat për Kryetar të Mitrovicës, ka vizituar vendpunishten e urës së re, e cila mbrëmë u vërshua dhe u dëmtua për shkak të rritjes së nivelit të ujit në mënyrë të paparajamëruar, përkundër që nuk kishte reshje shiu.

Tahiri ka shprehur keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj, të cilët kanë qenë duke punuar në ndërtimin e kësaj ure.

Ai ka thënë se kjo është kohë kur të gjithë, institucionet qendrore, komuna dhe qytetarët, duhet të tregojmë maturitet dhe përgjegjësi.

“Mitrovica ka nevojë për besim dhe bashkëpunim. Mitrovica ka nevojë për unitet dhe përkushtim, që çdo projekt i nisur të përfundojë me sukses dhe në dobi të qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Tahiri. Ky është statusi i plotë i tij: Erdha në vendpunishten e Urës së Këmbësorëve për ta parë nga afër gjendjen e krijuar. Si nënkryetar dhe qytetar i Mitrovicës, shpreh keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj, të cilët me përkushtim kanë qenë duke punuar në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin tonë. Kjo është kohë kur të gjithë ne, institucionet qendrore, komuna dhe qytetarët, duhet të tregojmë maturitet dhe përgjegjësi. Njëkohësisht, duhet të hetohet me seriozitet se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që punimet të vazhdojnë dhe ura të përfundojë me dinjitet. Mitrovica ka nevojë për besim dhe bashkëpunim. Mitrovica ka nevojë për unitet dhe përkushtim, që çdo projekt i nisur të përfundojë me sukses dhe në dobi të qytetarëve tanë”.

Të fundit

Rast tragjik në Drenas

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer