Sunday, October 12, 2025

Arian Tahiri voton në vendlindjen e tij në Stantërg: Jam optimist se do të jetë ditë e bukur

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sapo ka përfunduar votimin në shkollën “Trepça” në vendlindjen e tij në Stantërg.

Tahiri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ai tha se është optimist se sot do të jetë një ditë e bukur për të gjithë mitrovicasit, dhe se uron se dita të shkoj qetë e bukur ashtu siç po shkon.

Në shkollën “Trepça” në Stantërg të drejtë vote kanë 1034 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i votuesve në qytetin e Mitrovicës është 84 695. Gjersa vetëm deri në ora 11:00 në këtë qytet votuan 6808 ose 8.04% e votuesve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer