Tuesday, September 9, 2025

Nënkryetari Arian Tahiri: Nesër nis transformimi i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë

Nga nesër do të nisë transformimi i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, projekt ky që sipas nënkryetarit të komunës, Arian Tahiri, do t’i japë qytetit një stacion modern, funksional dhe të denjë për qytetarët, shkruan rajoni.org.

Sipas tij, projekti parasheh: hapësira moderne për udhëtarët dhe operatorët e transportit, sistem digjital për informim dhe orientim, qasje të lehtësuar për personat me nevoja të veçanta, ambient të sigurt për të gjithë, infrastrukturë të gjelbër dhe energji efiçiente.

Postimi:

Kështu do të duket Stacioni i Autobusëve, transformimi i të cilit nis nesër. Një stacion modern, funksional dhe i denjë për qytetin tonë.

✅ Hapësira moderne për udhëtarët dhe operatorët e transportit;
✅ Sistem digjital për informim dhe orientim;
✅ Qasje për personat me nevoja të veçanta;
✅ Ambient të sigurt për të gjithë;
✅ Infrastrukturë e gjelbër dhe energji efiçiente.

Në shërbim të Mitrovicës! #PDK191

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer