E enjte, 28 Nëntor, 2024

Ariana Grande flet për herë të parë për lidhjen e saj të re

Ariana Grande ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj të re, romancën me aktorin Ethan Slater, shumë pak kohë pasi u nda nga ish-bashkëshorti, Dalton Gomez.

Arsyeja përse artistja është komentuar shumë në media e rrjetet sociale në lidhje me “dashurinë” e re, është jo vetëm për shkak të historisë së saj, por edhe për historinë e Ethan, i cili thuhet se u nda nga partjarja e tij, për Ariana-n.

“Një prej viteve më transformues, sfidues dhe prapë, ndër më të lumturit dhe specialët e jetës time. Kurrë nuk e kam ndjerë më shumë mëshirën dhe pranimin e asaj që jeta ishte duke ma bërtitur që të ma mësonte. Kurrë nuk jam ndjerë më e përmbushur dhe prezente në punën time, duke qenë e aftë të gëzoj çdo moment.

Dhashë gjithçka munda dhe ndoshta, kam dhënë zemrën dhe veten në projekte në të cilat isha mjaftueshëm me fat që të merrja pjesë dhe të mësoja kaq shumë nga çdo shpirt brilant dhe i bukur që pata privilegjin të krijoja art dhe të na kryqëzoheshin rrugët këtë vit”,- kështu e nis reflektimin e saj Ariana, për të kaluar më pas tek paragjykimet dhe gjithcka që ka të bëjë me historinë e saj:

“Nuk kam ndjerë asnjëherë më shumë krenari, lumturi dhe dashuri, ndërsa jam ndjerë po ashtu shumë e keqkuptuar nga njerëzit që nuk më njohin, nga supozimet e njerëzve që bashkohen thjesht për të folur për jetën time. Nuk jam ndjerë kurrë më e mbrojtur nga ata që më duan dhe më kuptojnë (miqtë, familja dhe fansat). Ndihem e sigurt edhe në mes të shumë gjërave nga të cilat zakonisht kisha frikë. Unë po e dëgjoj dhe po e besoj veten time, edhe kur frika apo traumat më thonë të mos e bëj dicka.”

Po ju mbështjell të gjithëve me dashuri dhe ju uroj një Vit të Ri shumë të lumtur dhe të shëndetshëm. Nëse ndonjëherë ndiheni të keqkuptuar ose vetëm, mbani mend që do kalojë dhe se nuk jeni. Merrni frymë thellë dhe dijeni se ju duan shumë. Mezi pres për vitin tjetër.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer