E premte, 20 Shtator, 2024

Arlind Veliu, “Ylli i Javës” në Superligë

Arlind Veliu është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së parë të Albi Mall Superligës së futbollit.

Mbrojtësi i Malishevës ishte i pakalueshëm dhe shumë i dobishëm edhe në fazën ofanzive, duke e shënuar goli e vetëm në ndeshje me Dukagjinit, duke ia mundësuar ekipit të tij t’i marrë tri pikët e para në sezonin e ri 2023/24, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mori këtë çmim, Veliu u shpreh i lumtur që skuadra e tij e nisi mbarë edicionin e ri garues në elitën e futbollit në Kosovë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Malisheva ka nisur me fitore këtë kampionat dhe shpresoj që të na shkoj mbarë i tërë kampionati. Skuadra jonë ka pasur shumë ndryshime nga merkato e fundit dhe na duhet akoma kohë që të komponohemi dhe të arrijmë të luajmë sipas filozofisë së trajnerit. Por, jemi shumë të motivuar dhe atmosfera në ekip është shume e mirë”, ka thënë Arlind Veliu për faqen zyrtare të FFK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer